UBT News

Megan Fox rikthehet me filmin ‘Till Death’

Aktorja që na mrekulloi në Jennifer’s Body, po kthehet me një film horror në ekranet tona i quajtur ‘Till Death’.

Megan Fox ka bërë një listë të gjatë filmash gjatë karrierës së saj, por ajo njihet sidomos për kthesën e saj ikonike në Jennifer’s Body të Karyn Kusama – që është komedi dhe horror, me Amanda Seyfriend, ku karakteri i Fox-it është i pushtuar demonikisht.

Në promon e Till Death, ajo mund të mos jetë në ndonjë rrezik nga një forcë e mbinatyrshme, por megjithatë ajo është në rrezik.

Till Death - Official Trailer

Filmi i ri u drejtua nga S.K. Dale dhe është shkruar nga Jason Carvey. Përkrah Megan Fox, në film luajnë gjithashtu Eoin Macken (Nightflyers, Merlin), Callan Mulvey (Captain America: The Winter Soldier), Jack Roth (Rogue One) dhe Aml Ameen (Sense8).

Këtu është përmbledhja zyrtare: “Pas një mbrëmjeje romantike në shtëpinë e tyre të izoluar në liqen, Emma (Megan Fox) zgjohet me pranga afër burrit të saj të vdekur. E bllokuar dhe e izoluar në dimër të ashpër, ajo duhet të luftojë vrasësit e punësuar për t’i shpëtuar planit të shtrembëruar të burrit të saj”.

Për fansat e Megan Fox, Till Death do të dalë në kinema më datën 2 korrik.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Exit mobile version