Sipas raporteve të shumta, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly patën “një përplasje të madhe” gjatë fundjavës së Super Bowl që çoi në dramën e tyre në mediat sociale dhe ndezi thashethemet për ndarje.
“Ata nuk e kanë anuluar zyrtarisht fejesën, por Megan ka hequr unazën e saj”, tha një burim për People. “Ata kanë pasur probleme në të kaluarën, por gjërat duken mjaft serioze këtë herë”.
Burimi shtoi se Fox, 36 vjeçe, është “shumë e mërzitur” dhe “nuk do të flasë me” reperin pas debatit të tyre.
Ndërkohë, Us Weekly raportoi se aktorja “duhej të shkonte” në performancën e rokerit në një festë të Sports Illustrated të shtunën, por “anuloi planet dhe u largua” nga Arizona në vazhdën e grindjes së tyre.
Një burim i brendshëm konfirmon për Page Six se Fox nuk ishte në vend kur MGK doli në skenë. Ajo gjithashtu anashkaloi tapetin e kuq të eventit.
Gjatë koncertit, Kelly i kushtoi këngën “Bloody Valentine” zonjushave në publik dhe nuk përmendi të fejuarën e tij ose të këndonte “Twin Flame”, një këngë që i referohet marrëdhënies së tij me Fox.
Pas ndarjes me reperin, ajo filloi të ndjek në Instagram reperin Eminem dhe këngëtarin Harry Styles./UBTNews/