UBT News

Megan Fox feston muajin e Krenarisë

Megan Fox po feston muajin e Krenarinë si një grua biseksuale.

Edhe pse ajo aktualisht është në një marrëdhënie të ngrohtë me muzikantin dhe aktorin Machine Gun Kelly, ajo ka “vendosur B në #LGBTQIA për më shumë se dy dekada” sipas mbishkrimit të saj.

Fox fillimisht foli publikisht për këtë në një intervistë të vitit 2008 me GQ, në të cilën ajo pranoi se kishte dashur një simpati ndaj Olivia Wilde dhe Jenna Jameson.

“Unë nuk jam lezbike. Thjesht mendoj se të gjithë njerëzit kanë lindur me aftësinë për t’u tërhequr nga të dy gjinitë”, tha Fox në atë kohë.

Megjithatë, pas një lidhje të gjatë, Fox u martua me aktorin Brian Austin Green në 2010, duke pasur tre fëmijë së bashku para se të njoftojë ndarjen e tyre në maj të vitit 2020. Ajo bëri kërkesë për divorc në nëntor.

Ndërkohë, postimi i Krenarisë së Fox-it i ka fansat që e përshëndesin atë si një “mbretëreshë biseksuale” dhe “ikonë bi”.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Exit mobile version