UBT News

Megan Fox ‘e kënaqur’ me rezultatin e zgjidhjes së divorcit nga ish-bashkëshorti

Megan Fox është ndarë “e kënaqur” me rezultatin e zgjidhjes së divorcit nga ish-Brian Austin Green, raporton Us Weekly.

“Megan ka vazhduar jetën e saj dhe është e kënaqur me rezultatin e zgjidhjes së divorcit”, tha një burim për revistën, duke vazhduar se Fox, 35 vjeç, është “mirënjohëse për udhëzimet që pati gjatë divorcit nga avokatja e saj, Laura Wasser”.

Fox dhe Green nuk kishin një marrëveshje paramartesore, dhe kështu sipas ligjit të Kalifornisë do të duhet të ndajnë pasuritë e fituara gjatë martesës së tyre 10-vjeçare.

Ata do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të tre fëmijëve të tyre – Noah Shannon, 9 vjeç, Bodhi Ransom, 7 vjeç dhe Journey River, 5 vjeç – një marrëveshje e specifikuar nga Fox në dosjen e saj të divorcit në nëntor 2020.

Laura Allison Wasser është një avokate amerikane e specializuar në divorc dhe e njohur për klientët e saj të famshëm, e cila aktualisht po punon me Kim Kardashian për ndarjen e saj nga Kanye West dhe ka përfaqësuar gjithashtu Angelina Jolie, Britney Spears dhe Johnny Depp./UBTNews/

Exit mobile version