UBT News

Megan Fox dëshmon se mund të duket atraktive në çdo veshje!

Disa veshje që mund të jenë element kryesor në dollapin e gjyshës suaj, modelet si Kendall Jenner dhe Emily Ratajkowski, i kanë veshje të përditshme dhe mendojnë se mund të jenë të lezetshme, seksi dhe rinore – edhe në verë!

Trendit iu bashkangjit edhe ylli i filmit, Megan Fox, e cila së fundi ka qenë mjaftë aktive.

Ajo doli të dielën në Los Angeles, me një triko të kuqe të zjarrtë nga marka Jacquemus që theksonte trupin e saj të tonifikuar, njofton UBT News.

E stiluar nga Maeve Reilly, Fox e shoqëroi trikon e saj me mëngë të gjata me një fund me bel të lartë, dhe një çantë të kuqe.

Nuk është hera e parë që Fox i jep trikove, një minifund seksi dhe unik.

Në prill, ajo gjithashtu kishte veshur triko të thurur Versace me një minifund dhe çizme të larta Louboutin, duke treguar se në të vërtetë, Megan Fox mund të vesh gjithçka dhe të zotërojë atë veshje!/UBTNews

Exit mobile version