Projektuesit tregojnë planet për një mega-jaht prej 600 milionë dollarësh, që pritet të jetë më i madhi në botë. Të gjithë 39 apartamentet e saj luksoze do të fillojnë me 11.2 milionë dollarë – dhe ju mund të blini një vetëm nëse jeni të ftuar.
Planet për jahtin më të madh në botë u zbuluan të hënën – dhe anija është vendosur të ketë 39 apartamente në gjashtë kate, me çmime që fillojnë përtej 11 milionë dollarë.
Mega-jahti 728 metra i gjatë, i quajtur Somnio, është planifikuar të nisë në 2024 dhe ka një kosto të vlerësuar ndërtimi prej 600 milionë dollarë, sipas një njoftimi për shtyp. Jahti aktual më i madh në botë, Azzam, është pak më i gjatë se 600 metra.
Projekti po drejtohet nga Carl Le Souef, i cili është përgjegjës i Somnio Global, organizatë kjo që faturon veten si një organizatë e qëndrueshme e teknologjisë. Kompania suedeze e dizajnit, Tillberg Design dhe Winch Design me qendër në Londër punuan së bashku në arkitekturën pas jahtit të madh, raporton Insider, transmeton UBTNews.
Të gjithë apartamentet do të kenë një kuzhinë të vetën, palestër, bibliotekë dhe hapësira ngrënie brenda dhe jashtë në tarracë, sipas njoftimit për shtyp. Blerësve u premtohet një bodrum vere dhe dhomë provë e përbashkët me 10 mijë shishe, si dhe restorante, bare dhe një klub plazhi me sporte ujore.
Somnio do t’u japë blerësve “intimitetin e një jaht privat së bashku me shansin për t’u lidhur në një komunitet të gjallë të pronarëve të një mendjeje”, thanë investitorët e saj për Financial Times.
Jahti në fjalë tashmë është duke u ndërtuar në Norvegji dhe të ardhurat nga shitjet jashtë planit po ndihmojnë për të financuar pjesën tjetër të ndërtimit.
“Kujdesi mjekësor i klasit botëror do të jetë gjithashtu i disponueshëm në bord, duke u siguruar pronarëve të apartamenteve nivelin më të lartë të sigurisë larg pandemive dhe rreziqeve të tjera globale”, thuhet një deklaratë nga Somnio, raporton The Daily Mail.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)