Dy ditë pas ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, ku “Dardanët” pësuan disfatë me rezultat 2-0, Komisioni Disiplinor i UEFA-s, sipas mediave rumune, ka nisur hetimet për pankartën dhe thirrjet “Kosova është Serbi” e cila solli ndërprerjen e ndeshjes për 45 minuta.
Dukej qartë se ky skandal do të kishte pasoja. Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri francez Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, anglezi Andrew Shaw, paraqitën raportin për atë që ka ndodhur.
Sipas burimeve të gazetës rumune “Gspr.ro” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:
Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”).
Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme).
Sjellje raciste.
Ndezja e pishtarëve.
Hedhja e objekteve në fushë.
Bllokimi i zonave të aksesit publik.
Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se do të ankohet në organet e UEFA-s për këtë situatë.