UBT News

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Exit mobile version