UBT News

Mediat italiane: Ky është vendimi i Napolit për Gattuson

NAPLES, ITALY - FEBRUARY 29: Gennaro Gattuso SSC Napoli coach during the Serie A match between SSC Napoli and Torino FC at Stadio San Paolo on February 29, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli thuhet se do të vazhdojë me Gennaro Gattuson si trajner, pasi “Sky Sport Italia” pretendon se “Partenopei” nuk është duke shikuar për alternativa të reja, së paku për momentin.

Pas humbjes 3-1 ndaj Hellas Veronas, humbja e dytë brenda një jave, thashethemet në lidhje me të ardhmen e Gattusos në krye të Napolit u shfaqën në mediat italiane.

Raportet pretenduan se e ardhmja e tij ishte e pasigurt dhe e lidhën Rafael Benitezin me një kthim në Napoli.

Por “Sky Sport Italia” ka mohuar këto raporte dhe pretendon se Gattuso ka besim nga bordi i skuadrës.

Rinovimi i kontratës midis “Azzurrëve” dhe trajnerit është shtyrë, por raporti pretendon se nuk ka ndryshime të papritura në marrëdhëniet midis dy palëve.

Napoli vazhdon me ndeshjen në shtëpi kundër Spezias në Coppa Italia këtë javë, përpara se të presë Parman në Serie A të dielën.

Exit mobile version