UBT News

Medalja e parë olimpike pas 21 vitesh për Maqedoninë

Dejan Georgievski , ka siguruar medaljen e parë olimpike, pas pritjes 21 vjeçare të Maqedonisë. Georgievski në disiplinën e taekvondos, kaloi në finale të këtij eventi sportive në Lojrat Olimpike në Tokio, pasi që në gjysmëfinale mundi sportistin nga Korea e Jugut, Kio Don In 12-6.

Në raundin e parë përfaqësuesi i Koresë së Jugut kishte epërsi 1-0, mirëpo Georgievski përmbysi rezultatin në raundin e dytë dhe kaloi në epërsi me rezultat 5-3. Në raundin e tretë, Dejan Georgievski zgjëroi epërsin dhe mundi Kio Don In-in me rezultat 12-6.

Në finale, Georgievski do të përballet rusin Larin Vladisllav, i cili është favorit i parë i turneut olimpik. Dejan Georgievski ka në xhep medaljen e argjendit, ndërsa në orën 14.45 do të kërkojë medaljen e artë në Lojrat Olimpike në Tokio.

Exit mobile version