UBT News

“Me t’i mbyt fëmijët në më të mirën kohë”, familjarët rrëfejnë tmerrin e masakrës së Studimes

25-vjetori i Masakrës së Studimes, Musa Gërgurin e gjen para varreve të dy vajzave të tij të vrara nga forcat serbe. Ai rrëfen për tmerrin që ka përjetuar para 25 vitesh, ku së bashku me 114 civilë të pafajshëm iu vranë edhe vajzat e tij. Ai thotë se tmerrin që ka përjetuar atë kohë, është i papërshkrueshëm.

“Ku me e kujtu atë që pasha zotin, ishalla kuj si bjen, ishalla ia then zoti qafen edhe serbëve nuk na kthehen mo se mosvet për ta çka na kanë bo. Me t’i myt fëmijën më të mirën kohë 5-16 vjet, më i rrit edhe me ardh me t’i vra kësaj rruge katastrofë është”, tha ai.

Në përvjetorin e 25-të të kësaj masakre, homazhe bëri edhe Ardian Gërguri, i cili i ka të vrarë dy motra dhe hallat e tij.

“Kam të vrara hallat dhe dy motrat. Ne i kujtojmë ende martirët tanë, prindërit tanë ende jetojnë me vuajtje dhe kujtime për to. Vijmë gati çdo javë dhe muaj, kemi kujtime prej tyre kemi tesha kemi letra, prindërit kallxojnë për to se kanë qenë shumë të sjellshme me ne”, thotë Gërguri.

Ai shtoi se hallat e tij janë kujdesur shumë për ta kur kanë qenë fëmijë. Edhe pse vetëm 4 vjeçar, thotë se e mban mend mirë këtë masakër.

“Ne jemi mes shtatë motrave dhe janë kujdes shumë për neve, na kanë ruajt jashtëzakonisht, unë kam qenë 4 vjeçar kur ka ndodh masakra e Studimes. E mbaj mend kur jemi nis prej katundit në Vushtrri, për një vend më të sigurt kurse rrugës na kanë ndal në këtë vendin këtu dhe e kanë kry masakrën që kanë mbet 116 të vrarë që sot e kësaj dite që nuk ka drejtësi për ta”, thotë ai.

Kurse Sami Konjuhi thotë se ka të vrarë vëllain dhe djalin e axhës, ndërsa tregoi se si ka ndodhur vrasja e tyre duke i malltretuar dhe vrarë pas shpine.

“I kam dy të vrarë këtu, vëllain dhe djalin e axhës, Afrimin dhe Rexhepin, dhe dy nipa i kem edhe ata janë të varrosur një vend. Katër anëtarë të familjes tonë të ngushtë që i kemi të afërt për këta ne nuk kemi qenë në atë kohë vetëm vëllau me kushërinjtë kanë qenë në traktor një kushëri që ka qenë prezent ai nuk është gjallë ai ka vdek qetash, kanë deshtë me kalu prej kësaj rrugës me dalë deri në Vushtrri se na kemi qenë anës së Qyqavicës dhe me dalë në Qyqavicë prape”, tha ai.

Konjuhi shtoi se vëllai i tij ka qenë 29-vjeçar kur është vrarë nga forcat serbe.

Exit mobile version