Kylian Mbappe u vërshëllye me zë të lartë nga të pranishmit teksa mbërriti në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë mbrëmë, i cili i dhurohet futbollistit më të mirë në botë, në qytetin e tij në Paris.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain u kritikua kur hyri në “Theatre du Chatelet” për shkak të raportimeve se ai dëshiron të largohet nga klubi në janar, vetëm disa muaj pasi nënshkroi një kontratë të re me parisienët.
E ardhmja e Mbappe në Paris ka qenë subjekt i spekulimeve intensive me raportet e fundit që sugjerojnë se 23-vjeçari dëshiron të largohet nga kampioni e Ligue 1 sa më shpejt të jetë e mundur dhe madje po mendon të ndërpresë kontratën e tij për ta arritur këtë gjë.
Pavarësisht se ngriti Kupën e Botës me Francën dhe është një nga talentët e gjeneratës së ardhshme të futbollit modern, Mbappe u vërshëllye nga vendasit, gjatë kohës sa edhe yjet e tjerë të futbollit që mbërrinin në ceremoninë e Topit të Artë..
Rastin në fjalë e gjeni më poshtë.
(20) HLTCO on Twitter: “Mbappe being booed in his own city. https://t.co/DJLG3owI0T” / Twitter