Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe gati 3.000 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë gjashtë ballë që goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës të dielën, tha agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.
Shumica e vdekjeve janë në provincën Kunar, thonë zyrtarët, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi fshatra të tëra janë shkatërruar nga tërmeti, ka raportuar BBC.
Epiqendra ishte në një zonë të largët malore, duke e bërë të vështirë kryerjen e operacioneve të shpëtimit.
“Shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme”, tha një zyrtar taleban.Fatkeqësia vjen ndërsa Afganistani po përballet me një thatësirë të rëndë, shkurtime të ndihmës dhe atë që Programi Botëror i Ushqimit e përshkruan si një krizë të paprecedentë urie.
Tërmeti goditi të dielën në orën 23:47 në lindje të Jalalabadit, qyteti i pestë më i madh i vendit, në provincën lindore Nangarhar.