Maratona e Berlinit të dielën mirëpret 45 mijë e 527 vrapues, thanë organizatorët të hënën.
“Kjo është një shifër përafërsisht asaj që kishim në 2019“, tha Jürgen Lock nga SCC Events.
Kjo ngjarje e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në vitin 2021 kishte kufizime të rënda prej COVID-19.
Në këtë maratonë do të përfaqësohen 157 kombe.
“Kjo tregon se normaliteti është rikthyer”, shtoi Lock.
Nuk kërkohen maska anticovid këtë vit. /UBTNews/