UBT News

Më shumë se 100,000 vdekje nga koronavirusi në Argjentinë

Argjentina është bërë vendi i pestë në Amerikën Latine që ka tejkaluar 100,000 vdekje nga COVID-19, pasi vendi po përballet nga një rritje e rasteve të koronavirusit që kanë vështirësuar edhe sistemin shëndetësor dhe ka përkeqësuar edhe një krizë të tmerrshme ekonomike.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë tha se u regjistruan 614 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, njofton Klan Kosova.

Gjithsej janë raportuar 100,250 raste të vdekjes dhe 4.7 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Argjentina ka qenë një nga vendet më të goditura në Amerikën Latine. Organizata Shëndetësore paralajmëroi të mërkurën se “infeksionet përsëri po rriten” në Argjentinë.

Exit mobile version