UBT News

Më shumë se 1000 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Afganistan

In this photo released by a state-run news agency Bakhtar, Afghans evacuate wounded in an earthquake in the province of Paktika, eastern Afghanistan, Wednesday, June 22, 2022. (Bakhtar News Agency via AP)

Më shumë se 1000 njerëz u vranë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 ballë që goditi Afganistanin lindor.

Sipas një zyrtari rajonal, tërmeti ka plagosur shumë të tjerë.

Fatkeqësia humanitare vjen në një kohë të vështirë për vendin që po udhëhiqet nga talibanët, aktualisht në kushte të këqija sa i përket urisë dhe krizave ekonomike.

Goditjet u shënuan në orën 1:24 të mëngjesit rreth 46 kilometra në jugperëndim të qytetit të Khost, i cili shtrihet afër kufirit të vendit me Pakistanin, sipas USGS.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS, i cili e caktoi atë në nivel alarmi të verdhë – që tregon një ndikim relativisht të lokalizuar.

Shumica e vdekjeve ishin në provincën Paktika, në rrethet Giyan, Nika, Barmal dhe Zirok, sipas Ministrisë së Shtetit për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Numri i të vdekurve është më shumë se 1,000 dhe të paktën 1,500 njerëz janë plagosur “vetëm në rrethet Gayan dhe Barmal të provincës Paktika”, tha për CNN, Mohammad Amin Hozaifa.

Zyrtari pret që numri i viktimave të rritet ndërsa misionet e kërkimit dhe përpjekjeve vazhdojnë./UBTNews/

Exit mobile version