UBT News

Me penalti Barcelona kualifikohet në finale të Superkupës së Spanjës

Është dashur të ekzekutohen edhe penalltitë për të kuptuar se kush do të jetë finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, mes Real Sociedadit dhe Barcelonës.

Nga 90 minutëshi i rregullt ndeshja përfundoi me barazim 1-1, në një takim që u zhvillua pa praninë në fushë të superyllit argjentinas, Lionel Messi.

Frankie De Jong e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 39’ pas asistimit të Antoine Griezmann, por më pastaj shifrat i barazoi në minutën e 51’ Oyarzabal.

Pas penalltive më e suksesshme u tregua skuadra e Barcelonës e cila fitoi me rezultat 3-2, falë edhe superpritjeve të portierit në formë të blaugranasve, Marc-Andre ter Stegen.

Barcelona do të ballafaqohet në finale me fituesin e ndeshjes së sontme ndërmjet Real Madridit dhe Athletico Bilbaos nga ora 21:00./UBTNews

Exit mobile version