UBT News

Me mungesa të mëdha, Chelsea dhe Liverpooli kërkojnë fitore në EFL Cup

Pandemia Covind-19 ka goditur ashpër klubet angleze, por kjo nuk po i ndalon ato që t’i zhvillojnë edhe ndeshjet e mbetura të këtij viti si në Premier Ligë, ashtu edhe në Kupën e Ligës.

Kampioni i Evropës, Chelsea, sonte do të ballafaqohet me Brantford-in në kuadër të EFL Cup me fillim nga ora 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të kësaj gare.

Trajneri Thomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion një numë të madh lojtarësh për shkak të lëndimeve dhe infektimeve me Covid-19. Në këtë listë janë të përfshirë ndër emrat kryesor të kësaj skaudrë si Werner, Lukaku, Kante, Odoi, Chilwell dhe Bakker.

Në një situatë të ngjajshme me Chelsea-n është edhe Liverpoli-t që e pret sonte Leicester City-n në stadiumin “Anfield Road”. Van Dijk, Thiago, Robertson, Philips, Origi, Jones e Fabiho janë lojtarët që nuk janë në dispozicion.

Edhe kjo ndeshje starton nga ora 20:45, ndërsa sfida tjetër e kësaj mbrëmje ne EFL Cup është ajo ndërmjet Tottenahmit dhe West Hamit.

Exit mobile version