Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot me një ndeshje mjaftë interesante. Në qytetin e Gjilanit do të ballafaqohen Gjilani me Ferizajn, dy skuadra që nuk e kanë nisur mirë sezonin 2024-25.
Këto dy skuadra janë të renditura në pjesën e poshtme të tabelës, me Gjilanin që ka nënë pikë në vendin e shtatë dhe Ferizajn në pozitën e tetë me shtatë pikë.
Po ashtu, të dy këto skuadra kanë bilanc të njëjtë në pesë ndeshjet e fundit me nga një fitore dhe katër humbje.
Kjo ndeshje fillon nga ora 13:00./UBTNews/