Ylli i Real Sociedadit, Takefusa Kubo ka zbuluar se periudha e tij në akademinë La Masia të Barcelonës nuk ka qenë aspak e mirë.
Kubo e ka pranuar se është bullizuar në akademinë e Barcelonës, madje tha se edhe ishte grushtuar nga fëmijë më të mëdhenj.
“Kur isha i vogël dhe shkova te Barcelona, nuk mendova shumë për të. Gjithmonë doja që të shkoja te Barcelona me çdo kusht, kështu që nuk ishte e vështirë në fillim. Sidoqoftë, nëse më duhet ta them, ka pasur shumë fëmijë me personalitet të fortë në konvikt, dhe mendoja se nëse do merrja vëmendjen, do të ishte fundi për mua”, tha Kubo.
“Kam provuar më të mirën që mos të bullizohem më shumë për trupin tim të vogël. Sidoqoftë, nganjëherë më kanë rrahur me grushte fëmijët më të mëdhenj. Nuk dua të them shumë për këtë gjë por ishte një ambient i vështirë. Por nëse punoni shumë, ju mund t’ia dilni”, shtoi më tej Kubo.
Kubo u largua nga akademia e Barçës në maj të vitit 2015, ndërsa iu bashkua Real Sociedadit në korrik të vitit 2022.
Që prej transferimit te Real Sociedadi, Kubo ka arritur të bëjë 51 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 13 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.