Varianti Delta ka ringjallur ankthin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pandeminë, duke vonuar planet për të zbutur masat anti-COVID.
Kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit do të mbeten në fuqi gjatë verës.
Zyrtarët federalë të shëndetësisë thanë se qeveria mund të përmirësojë udhëzimet e saj mbi maskat.
Dhe, veçmas, qyteti i Nju Jorkut, shteti i Kalifornisë dhe Departamenti i Çështjeve të Veteranëve njoftuan të gjitha planet për t’ i bërë vaksinat e obligueshme për punonjësit publik, raporton The Economist.