UBT News

Më 24 dhe 25 tetor mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore në UBT

Parku Inovativ i UBT-së në Lipjan do të jetë mikpritës i Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësi, Infermieri dhe Shkenca Teknike Mjekësore, e cila do të zhvillohet më 24 dhe 25 tetor.

Ngjarja është akredituar zyrtarisht si aktivitet i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), duke u ofruar profesionistëve shëndetësorë mundësinë e marrjes së pikëve kredituese.

Aktiviteti u dedikohet infermierëve, biokimistëve, teknikëve të radiologjisë, anesteziologjisë, farmacisë, si dhe profesionistëve të tjerë të fushës. Sipas vendimit të akreditimit, pjesëmarrësit aktivë do të shpërblehen me 20 pikë EVP, ndërsa ata pasivë me 15 pikë.

Kostoja e pjesëmarrjes është 20 euro. Të gjithë të interesuarit duhet të kryejnë pagesën në llogarinë bankare të UBT-së në BPB, ta dërgojnë dëshminë me e-mail në inf@ubt-uni.net dhe ta paraqesin atë fizikisht ditën e ngjarjes për të konfirmuar pjesëmarrjen.

Exit mobile version