Edicioni i ri i garave nis më 13 gusht, me tri ndeshje, teksa dy ndeshje tjera do të zhvillohen më 14 gusht.
Të shtunën e 13 gushtit, ekipi i rikthyer në superligë, Trepça’89 është nikoqire e Dritës, kurse i sapo inkuadruari tjetër në ligën elitare të futbollit kosovar, Ferizaj udhëton te Gjilani. Kurse Dukagjini dhe Prihtina do të përballen në Klinë.
Të dielen e 14 gushtit, kampioni aktual i superligës së Kosovës, Ballkani është musafir i Malishevës, kurse Drenica e pret në shtëpi kampionin e Kupës, Llapin.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00. /UBTNews/