UBT News

McKennie rezultoi pozitiv me COVID-19

Mesfushori i Juventusit, West McKennie rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkaq i tërë ekipi është në izolim.

Ky lajm erdhi 24 orë pasi u konfirmua se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Në përputhje me rregulloret dhe protokollin, ekipi hyn në izolim këtë mbrëmje. Kjo procedurë do t’ju lejojë të gjithë personave negativ të kryejnë trajnime të rregullta dhe aktivitete për ndeshje, por nuk do të lejojë kontakte me njerëz jashtë grupit. Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore”, njofton klubi.

Exit mobile version