UBT News

McGregor mohon ‘përplasjen’ me reperin amerikan në MTV VMA

NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 12: Machine Gun Kelly (center top) and Conor McGregor (center bottom) attend the 2021 MTV Video Music Awards at Barclays Center on September 12, 2021 in the Brooklyn borough of New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images for MTV/ViacomCBS)

Situata para fillimit të eventit MTV VMA u tensionua paksa. Fotografët kapën momentin e ‘përplasjes’ mes yllit të arteve marciale, Conor McGregor me reperin amerikan, Machine Gun Kelly në tepihun e kuq – por McGregor insiston se asgjë s’ka ndodhur mes tyre.

“Absolutisht asgjë. Nuk e di. Ai u shfaq dhe nuk e di. Nuk e njoh atë djalë. Asgjë nuk ndodhi me mua. Unë luftoj vetëm me luftëtarët e vërtetë, njerëzit me të cilët luftoj. E dini se çka po them. Nuk luftoj me reperët e vegjël ‘vanilla’. Nuk di asgjë për të, vetëm se është me Megan Foxin”, deklaroi ai.

Sipas një dëshmitari, McGregor dhe MGK “shkëmbyen fjalë” në tepihun e kuq, para incidentit./UBTNews

Exit mobile version