UBT News

“McDonald’s” mbyll 850 biznese në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë

Kompania amerikane e ushqimit të shpejtë “McDonald’s” po mbyll 850 bizneset e saj në Rusi, deri në një njoftim tjëtër, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“Të gjitha dyqanet në Rusi do të mbyllen përkohësisht, por pagat e rreth 62,000 punonjësve vendas do të vazhdojnë të paguhen”, njoftoi sot kompania.

“Pavarësisht se “McDonald’s” u ka shërbyer miliona klientëve rusë çdo ditë për më shumë se 30 vjet, kompania nuk mund të injorojë vuajtjet e panevojshme njerëzore në Ukrainë”, tha CEO i “McDonald’s”, Chris Kempczinski në një e-mail drejtuar punonjësve, i cili u publikua në internet. 

Exit mobile version