UBT News

McDonald’s jep ushqim falas çdo ditë deri në prag të Krishtlindjeve

Klientët e McDonald’s i “detyrohen” një falënderim të madh ikonës, Mariah Carey.

Këngëtarja fituese e Grammy-t u dhuroi fansave të McDonald’s këtë javë një dhuratë të bukur: hamburgerin Big Mac falas!

Ky është vetëm artikulli i parë falas i ofruar në menunë Mariah të McDonald’s, i cili u lansua të hënën. Klientët që shpenzojnë 1 dollarë apo më shumë në aplikacionin McDonald’s 12 ditë në artikujt e preferuar të këngëtares, do të marrin falas një produkt, duke filluar nga një hamburger Big Mac e deri tek biskotat.

Klientët thjesht duhet të shkarkojnë aplikacionin McDonald’s dhe të vizitojnë seksionin ‘Deals’ për t’i shtuar porositë e tyre.

Promovimi vazhdon nga tani deri në prag të Krishtlindjeve. McDonald’s zbuloi për herë të parë menunë Mariah në nëntor./UBTNews/

Exit mobile version