Conor McGregor është në gjendje të mirë shëndetësore pasi iu nënshtrua një operacioni në këmbë gjatë përballjes me Dustin Poirier të shtunën.
McGregor u pengua mbrapa, e zuri këmbën keq dhe e theu atë, teksa mjekët e ndaluan në fund të raundit të parë në T-Mobile Arena në Las Vegas.
“Sapo dola nga dhoma e operacionit, gjithçka shkoi mirë. Gjashtë javë duhet ta mbajë një patericë dhe pastaj do të kthehem”, deklaroi McGregor.

Disfata dhe lëndimi serioz kanë ngjallur dyshime rreth së ardhmes së tij në sport, por presidenti i UFC-së, Dana White tha se ai do të mund luajë kur të jetë në gjendje të mirë shëndetësore./UBTNews