Ka përfunduar me organizim madhështor ËTT YC Prishtina 2024 ku Kosova doli me një medalje të argjendtë. Për katër ditë, salla 1 Tetori, ishte arenë e pingpongut për 103 pingpongistë nga 14 shtete të ndryshme të botës që shfaqën pingpong të nivelit të lartë për moshën që kanë.
Në ditën e fundit u zhvilluan garat me sistem eliminues për të dy gjinitë në kategoritë U11, U15 dhe U19. Të gjithë pingpongistët dhanë maksimumin e tyre për paraqitje sa më të mirë në ËTT YC të parë që organizohet në Kosovë. E po ashtu edhe pingpongistët kosovarë e ndër ta më së miri u plasuan Imran Duraku në vendin e dytë si dhe Ris Ismaili në pozitën vendin e tretë, të dytë për kategorinë U11.
Imrani në gjysmëfinale ndaj Mongolezit fitoj me rezultat të ngushtë 3:2, e ne finale u mposht me 3:1 nga pingpongisti nga Bullgaria. Publiku i ofroi mbështetje të madhe Imranit, por nuk ishte e mjaftueshme.
Aktiviteti për së afërmi u përcoll edhe nga Kryeministri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit Daulina Osmani të cilët e vlerësuan lartë organizimin.
Nga pjesëmarrësit është vlerësuar jashtëzakonisht shumë ky organizim që ka tejkaluar pritshmërinë e tyre, dhe janë befasuar për të mirë me mikpritjen.
Federata e pingpongut ka dëshmuar se Kosova është e gatshme të organizojë lojërat mesdhetare 2030.
Më 30 tetor fillon organizimi i ËTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë 87 seniorë, meshkuj dhe femra të nivelit profesional. Rezervoni kohën tuaj për të ndjekur nga afër duele me rivalitet të nivelit botëror, ose përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.