Është mbyllur pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Kosovës me rezultat 1-0, në të mirë të kuqezinjëve, në Elbasan Arena.
Kuqezinjtë e nisën mirë takimin, gjersa e dominuan pjesën e parë duke e mbajtur topin nën posedim. Nga ana tjetër Dardanët, u munduan përmes kundërsulmeve që të rrezikojnë Shqipërinë mirëpo pa rezultat.
Shqipëria kaloi në epërsi përmes Bekim Balaj, në minutën e 31’, teksa nuk pati raste të tjera shënimi, ani pse sulmonte nga të dy krahët.
Gjatësia është duke i kryer punë Shqipërisë dhe në vazhdimësi është duke i fituar duelet në ajër.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë se si do të kundërpërgjigjen dardanët, që janë duke u drejtuar nga Muharrem Sahiti, që po merr instruksionet nga Challandes i cili është izoluar pas infektimit me COVID-19./UBTNews