Muzeu Etnologjik ka mbyllur dyert përkohësisht për vizitorë, për shkak se një anëtar nga stafi i Muzeut rezultoi pozitiv me COVID-19. Sipas njoftimit, Muzeu do të qëndrojë i mbyllur për 2 javë.
“Meqë në stafin e Muzeut Etnologjik kemi tanimë rast aktiv me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHP, hapësirat tona do të qëndrojnë të mbyllura derisa të përfundojë periudha e izolimit 2 javor”, njofton Muzeu./UBTNews