Destinacioni më i diskutueshëm i Hong Kongut është detyruar të mbyllet vetëm dy ditë para një date jashtëzakonisht të rëndësishme në kalendarin global pro-demokracisë.
Muzeu i 4 qershorit është muzeu i vetëm në Kinë, që përfshin kontinentin, Hong Kongun dhe Tajvanin – që përkujton shtypjen e qeverisë së Pekinit kundër studentëve protestues në sheshin Tiananmen në vitin 1989.
Më 1 qershor, zyrtarë të Hong Kongut nga Departamenti i Ushqimit dhe Higjenës së Mjedisit (FEHD) vizituan muzeun në zonën e klasës punëtore të Mong Kok dhe akuzuan organizatorët për “privatizimin” e një “vendi argëtimi publik” në mënyrë të paligjshme.
“Së fundmi departamenti jonë pranoi ankesa se dikush në një ndërtesë tregtare në rrugën Mong Kok, po operonte në një vend argëtimi pa licencë”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, licenca kërkohet për çdo biznes që “argëton njerëzit”, pavarësisht nëse kërkojnë para në hyrje. Hyrja në muze ishte falas për vizitorë.
Protestat në sheshin Tiananmen, që njihet si “incidenti i katër qershorit”, ishin protesta të studentëve që u mbajtën në vitin 1989./UBTNews