UBT News

Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet në Kupën e Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Prishtinës gjen vetën në epërsi prej 1:0 kundër Ballkanit, përmes golit të Zybës.

Me rezultat të njëjtë 1:0 është duke udhëhequr edhe skuadra gjilanase Drita, e cila është duke e mposhtur skuadrën e Ulpianës.

Ndërkaq, në ndeshjen mes kampionit aktual të kësaj gare Llapit dhe skuadrës së Gjilanit ende nuk ka zhbllokim rezultati, ku qëndron i barabartë 0:0.

Rezultatet e pjesëve të para në Kupën e Kosovës i gjeni më poshtë:

Drita 1:0 Ulpiana

Ballkani 0:1 Prishtina

Llapi 0:0 Gjilani

Exit mobile version