Lojërat Dimërore Pekini 2022 u mbyllën të dielën në një ceremoni prekëse. Gati 3 mijë atletë garuan në 109 evente në 15 disiplina gjatë dy javëve të fundit.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach i ftoi liderët politik rreth botës të inspirohen nga shembulli “i solidaritetit dhe paqes” që treguan atletët.
“Fuqia unifikuese e Lojërave Olimpike është më e fuqishme sesa forcat që duan të na ndajnë”, deklaroi ai.
Bach tha se atletët i dhanë paqes edhe një shancë, teksa këto komente i bëri mes shqetësimeve në rritje për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai i inkurajoi vendet të vazhdojnë vaksinimin kundër COVID-19, duke thënë se “nëse doni ta kalojmë këtë pandemi, duhet të tregohemi më të shpejtë”.
Vitin e ardhshëm, Lojërat Olimpike do të mbahen në Itali./UBTNews