UBT News

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026

Screenshot

Pas 16 ditësh garash emocionuese, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 u mbyllën me një ceremoni spektakolare të zhvilluar në Arena e Veronës.

Ceremoninë e shpalli zyrtarisht presidentja e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila në fjalën e saj përmbyllëse iu drejtua sportistëve me mesazhin: “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër dhe pasion.”

Kosova ishte pjesë e kësaj ngjarjeje madhore sportive. Në ceremoninë e mbylljes, flamurin e Kosovës e mbajti skitari Drin Kokaj, i cili përfaqësoi vendin në disiplinën e sllallomit në skijimin alpin, duke përmbyllur kështu paraqitjen e ekipit kosovar në këto Lojëra.

Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia kryesoi me 41 medalje, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 medalje dhe Italia me 20 medalje.

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në Alpet Franceze në vitin 2030, ku pritet të mblidhen sërish sportistët më të mirë të botës për një tjetër festë të madhe të sporteve dimërore.

D.L

Exit mobile version