UBT News

Mbrojtësi i United mbyll sezonin, rrezikon edhe Kampionatin Evropian

Luke Shaw pritet t’i mungojë Manchester United për 12 javë pas një tërheqjeje muskulore. 28-vjeçari u detyrua ta mbyllte para kohe ndeshje e fundjavës ndaj Luton Town, sfidë të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan 1-2.

Sipas testeve të fundit mjekësore është zbuluar për kohëzgjatjen që Shaw do të qëndrojë jashtë fushave dhe anglezi me shumë mundësi nuk do të mund të luajë më në këtë sezon dhe rrezikon dhe pjesëmarrjen në Euro 2024.

Lajmi vjen si një goditje jo vetëm për trajnerin Erik ten Hag, por edhe për Southgate të Anglisë që e ka aktivizuar mbrojtësin e majtë si titullar në dy turnetë e fundit madhore, madje në Evropianin e fundit, Shaw shënoi dhe në finale ndaj Italisë.

Ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Shaw. 28-vjeçari mungoi nga gushti deri në nëntorin e kaluar për shkak të një problem të ngjashëm.

Luke Shaw ka luajtur vetëm 15 ndeshje për Manchester United këtë sezon në të gjitha kompeticionet./UBTNews/

Exit mobile version