UBT News

Mbrojtësi i Manchester United përballet edhe me dy akuza të tjera për përdhunim

Mbrojtësi i Manchester United-it, Benjamin Mendy po përballet edhe me dy akuza të tjera për përdhunim.

Mendy është thirrur të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Stockportit të mërkurën, tha forca e policisë në qarkun verior anglez të Cheshiret.

Futbollisti 27-vjeçar, i cili është në paraburgim, tani po përballet me gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Mendy iu bashkua Cityt nga Monaco në vitin 2017 dhe ka fituar tre herë titullin e kampionit në Premier League dhe dy herë Kupën e Ligës angleze./UBTNews

Exit mobile version