UBT News

​Mbrojtësi i Malishevës merr çmimin e javës në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” për javën e gjashtëmbëdhjetë të sezonit. Fitues është shpallur futbollisti i FC Malisheva, Arlind Veliu, i cili pati një paraqitje shumë të fortë në ndeshjen kundër Drenicës.

Edhe pse mbrojtës, Veliu shënoi dy gola dhe ishte lojtari kyç në fitoren 2:0 të Malishevës. Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Veliu u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe tha se skuadra po përmirësohet me trajnerin e ri. Ai theksoi se objektivi kryesor mbetet renditja në tri vendet e para dhe dalja në garat evropiane.

“Gëzohem që kam mundur ta ndihmoj ekipin me dy gola dhe falënderoj bashkëlojtarët për angazhimin”, tha Veliu për faqen zyrtare të FFK-së./S.K/KP/

Exit mobile version