UBT News

Mbrojtësi i Liverpoolit shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligën angleze

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligën angleze, duke u bërë kështu lojtari i parë nga Kameruni që e fiton këtë çmim.

Matip luajti në çdo minutë duke treguar paraqitje tejet solide si në sulm ashtu edhe në repartin e mbrojtjes në katër ndeshjet e “Të Kuqve” këtë muaj, duke e ngushtuar epërsinë e liderit Manchester City në vetëm gjashtë pikë.

Mbrojtësi i Liverpoolit kontribuoi në tre porta të paprekura, duke pranuar vetëm një gol në muajin shkurt.

Në repartin e sulmit, ai regjistroi një asistim në fitoren 2:0 kundër Leicester Cityt, kurse shënoi gol në fitoren 6:0 të Liverpoolit kundër Leeds United.

Exit mobile version