Mbrojtësi i Atletico Madridit, Axel Witsel ka folur në konferencë për shtyp përpara duelit të dytë të ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Borussia Dortmundit.
32-vjeçari belg ishte aktivizuar më parë te Borusia Dortmundi, ku edhe tregoi për eksperiencën e mëhershme, duke shtuar se janë në dijeni që është një ndeshje mjaft e vështirë.
“Signal Iduna Park është i ngjashëm me stadiumin tonë. Atmosfera është shumë e ngrohtë, si në shtëpi, por ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, tha fillimisht ai.
Witsel poashtu theksoi se diferenca e përballjes do të vërehet në 15 minutat e para.
“Ne duhet të luajmë me të njëjtin intensitet siç luajmë në shtëpi, gjithçka vendoset nesër. Në këtë fazë nuk është e lehtë, duhet ta fillojmë ndeshjen fuqishëm. 15 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme”, përmbylli mbrojtësi i Atleticos./UBTNews/