UBT News

Mbrojtësi dardan ikën nga grumbullimi para udhëtimit drejt Lituanisë

Kosova ka pësuar një humbje të rëndësishme për ndeshjen e saj në transfertë ndaj Lituanisë, në kuadër të Nations League, pasi mbrojtësi Leart Paqarada është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njoftoi se Paqarada, i cili luan për klubin e Kolnit, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros. Në dy ditët e fundit, ai ka stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e ekipit, dhe pas ekzaminimeve mjekësore, është vendosur që ai të kthehet në klubin e tij për trajtim të mëtejshëm.

“Në përgjithësi, ai ka stërvitur i diferencuar dhe, pas ekzaminimeve, u vendos që të lirohet,” tha FFK në njoftimin e saj.

Dardanët do të vazhdojnë stërvitjen sot nga ora 11:00, përpara se të udhëtojnë drejt Lituanisë më vonë gjatë ditës. Kjo humbje e Paqaradës përbën një sfidë të madhe për skuadrën, e cila po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme për të siguruar rezultat pozitiv në këtë kompeticion./UBTNews/

 

Exit mobile version