Mbreti holandez Willem-Alexander ka anuluar vizitën e tij të punës në ShBA që do të zhvillohej në Kaliforni dhe Teksas nga 6-9 shtator për shkak të pneumonisë.
“Kjo u vendos në bazë të këshillave mjekësore. Mbreti po shërohet nga pneumonia. Udhëtimi ajror mund të pengojë një rikuperim të plotë“, tha një deklaratë nga shërbimi i informacionit të qeverisë (RVD).
Mbretëresha, bashkëshortja e tij Maxima, do të vazhdojë të jetë në vizitë pune. /UBTNews/