UBT News

Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re të Australisë

Fytyra e mbretit Charles III nuk do të shfaqet në kartmonedhën e re pesëdollarëshe të Australisë, ka njoftuar banka qendrore e vendit.

Përmes dizajnit të ri do të nderohet “kultura dhe historia” e australianëve indigjenë, njoftoi Reserve Bank of Australia (RBA).

Një portret i mbretëreshës së ndjerë Elizabetë II shfaqet në modelin aktual të kartëmonedhës pesëdollarëshe.

Vdekja e Mbretëreshës vitin e kaluar ringjalli debatin mbi të ardhmen e Australisë si një monarki kushtetuese.

“Ky vendim i Bordit të RBA-së vjen pas konsultimit me qeverinë australiane, e cila e mbështet këtë ndryshim”, njoftoi banka.

Vendimi u mirëprit nga politikanët aborigjenë dhe udhëheqësit e komunitetit./UBTNews/

Exit mobile version