Mbreti Charles III ka zbuluar statujën e parë të nënës së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II, që nga vdekja e saj në muajin shtator.
Skulptura e re në qytetin anglez të York-ut u zbulua të mërkurën jashtë York Minster, katedrales më të madhe gotike në Britani, dhe nderon jetën dhe përkushtimin e monarkes së ndjerë.
“Kur kjo statujë u planifikua për herë të parë pesë vjet më parë, gjatë një mbretërimi me kohëzgjatje dhe arritje të paprecedentë, ajo ishte menduar si një festë e Jubileut Platinum të Mbretëreshës së ndjerë”, tha mbreti gjatë një ceremonie.
“Tani, siç e pamë, me pikëllim të madh, kalimi i atij mbretërimi, shpaloset në kujtim të saj, si një nderim ndaj një jete shërbim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, deklaroi ai.
Para zbulimit, kryepeshkopi i Yorkut, Stephen Cottrell e përshkroi “rastin unik” si një “moment jashtëzakonisht prekës” duke nderuar “jetën dhe shërbimin e gjatë të Madhërisë së saj të ndjerë Mbretëresha Elizabeth për popullin e saj, kombin e saj dhe Komonuelthin”./UBTNews/