Furnizimet mjekësore nga Britania e Madhe mbërritën sot në Indi. Kjo është ndihma e parë ndërkombëtare që synon të ndalojë një valë shkatërruese të COVID-19.
Ventilatorët dhe pajisjet e oksigjenit mbërritën në Delhi, megjithatë nevojiten edhe më shumë, meqë India regjistroi 320 mijë raste të reja të martën, dhe afërsisht u rapotuan 200 mijë raste të vdekjes. Spitalet janë të stërmbushura, teksa njerëzit po presin edhe jashtë në rrugë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Gjermania janë në mesin e shteteve që u zotuan se do ta ndihmojnë Indinë.
Të hënën, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se do t’i dhurojnë 60 milionë doza të vaksinave AstraZeneca për shtetet në nevojë./UBTNews