Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 650 raketa shtesë me rreze të shkurtër veprimi në Ukrainë për të ndihmuar në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.
Paketa e re e ndihmës po dërgohet në periudhën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve ta mbështesin atë.
Zelensky u tha gazetarëve se nevojitet më shumë ndihmë ushtarake për të “përzënë forcat ruse nga toka jonë”, veçanërisht në rajonin lindor të Donetskut./UBTNews/