UBT News

‘Mbretëresha ndihet e fyer’

Deklaratat e Harry-it vijojnë të tensionojnë situatën: ‘Mbretëresha ndihet e fyer’.

Deklarat e princ Harry-it rreth familjes mbretërore jo vetëm që s’po i bëjnë asnjë nder mbretëreshës Elizabeth, por dashje padashje e kanë ofenduar.

Gjatë podcast-it të fundit në të cilin ishte i ftuar, Harry iu referua rritjes brenda familjes mbretërore si “të jetosh brenda një kopështi zoologjik”.

“Problemi më i madh për mua është se kur ti lind në atë ambient, e trashëgon rrezikun. Merr çdo element të tijin pa patur asnjë zgjidhje tjetër.”-u shpreh ai.

Tani, burime për Us Weekly thonë se mbretëresha ndihet e fyer veçanërisht me këtë deklaratë, që vjen pak muaj pas intervistës së famshme me Oprah që bëei xhiron e botës dhe shokoi mbretërinë.

Deklaratat e Harry-it vijojnë të tensionojnë situatën:

Deklaratat e Harry-it vijojnë të tensionojnë situatën:

“Mbretëresha nuk ka asnjë ndjesi respekti apo admirimi për intervistën e fundit të Harry-it, por përkundrazi, ndihet e lënduar. Nuk i ka bërë asnjë nder marrëdhënies së tyre me këtë që tha. Nuk ka ndihmuar për asgjë.”

Nga ana tjetër, edhe princi Charles nuk ka ndërmend ta falë të birin, aq më tepër pas deklaratave të reja. Pavarësisht se Harry zë një vend shumë të rëndësishëm tek mbretëresha, i vetmi që është krahu i saj mbështetës për momentin është William.

Po të njëjtat burime thonë se Elizabeth është më shumë se krenare për mënyrën sesi princi William po i përballon dhe zgjidh situatat delikate brenda familjes.

Exit mobile version