Mbretëresha Elizabeth II po i jep mbështetjen e saj popullit të Ukrainës.
Një burim i Pallatit Mbretëror konfirmoi së fundmi për ET se mbretëresha ka bërë një donacion bujar privatisht për apelin humanitar të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive në Ukrainë. Dhurimi është i pazakontë për mbretëreshën, tha burimi, e cila zakonisht qëndron neutrale kur bëhet fjalë për politikën.
Dhurimi privat i mbretëreshës vjen pas mbështetjes publike së Princit William dhe Kate Middleton. Gjatë fundjavës, përmes llogarisë së tyre në Twitter ata shkruan: “Në tetor 2020 patëm privilegjin të takojmë Presidentin Zelenskyy dhe Zonjën e Parë për të mësuar për shpresën dhe optimizmin e tyre për të ardhmen e Ukrainës. Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe me gjithë popullin e Ukrainës ndërsa luftojnë me guxim për atë të ardhme W & C”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi William dhe Kate të martën në llogarinë e tij në Twitter, duke shkruar: “Olena dhe unë i jemi mirënjohës Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit që në këtë kohë vendimtare, kur Ukraina po kundërshton me guxim pushtimin e Rusisë, ata qëndrojnë pranë vendit tonë dhe mbështesin qytetarët tanë të guximshëm. E mira do të triumfojë”./Lapsi.al