Mbretëresha Elizabeth II të mërkurën ka ditëlindjen, por s’do të ketë festë sikurse herave tjera. Mbretëresha ka vendosur të mos organizojë ndonjë ceremoni me rastin e ditëlindjes, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, princit Philip.

Anëtarët e familjes mbretërore bëjnë portrete të veçanta për ditëlindjet e tyre, por mbretëresha ka vendosur të mos e bëjë kësaj radhe.
Princi Philip ka vdekur më 9 prill, në moshën 99-vjeçare, vetëm dy muaj para se t’i mbushte 100 vjet./UBTNews