UBT News

Mbretëresha Elizabetë ka një pasion të fshehtë!

(FILES) In this file photo taken on October 14, 2021 Britain's Queen Elizabeth II gestures on her departure after attending the ceremonial opening of the sixth Senedd, in Cardiff, Wales. - Queen Elizabeth II has cancelled a planned trip to Northern Ireland on medical grounds, Buckingham Palace said on October 20, 2021. (Photo by Geoff Caddick / AFP)

Falë tabloidëve britanikë, ne dimë gjithçka për mbretëreshën Elizabetë. Dimë se cilat janë ushqimet e saj të preferuara, siç quhet ajo nga nipërit e mbesat e saj, madje edhe që ka McDonalds-in e saj. Por ka një gjë që ne ende nuk e dinim për madhërinë e saj.

Së fundmi, është zbuluar se mbretëresha Elizabetë ka një pasion të fshehtë dhe nuk bëhet fjalë as për koleksionimin e veprave të çmuara të artit dhe as blerja e pjesëve të rralla dhe unike të stilistëve apo verërat e cilësisë së mirë.

Në një moment të rrallë kur u hap për jetën e saj private, mbretëresha tha se ëndrra e saj ishte të merrej me gjimnastikë. Dhe këtë pasion të fshehtë ia zbuloi kampionit olimpik anglez Tom Daley, i cili tha:

“Madhëria e saj e krahasoi gjatësinë e saj me atë të atletëve të tjerë në dhomë. Dhe duke qenë se unë dhe sportistët e tjerë jemi mjaft të vegjël, mbretëresha bëri shaka me ne duke thënë: “Ndoshta duhet të provoj gjimnastikën. Do të doja shumë. Ajo ishte shumë e emocionuar që ishte e përfshirë në këtë sport”.

Monarkja e kishte zbuluar më herët pasionin e saj për gjimnastikën në vitin 2017, kur ia tregoi kampionit olimpik të MBE, Max Whitlock./Classlifestyle

Exit mobile version